LAJMI I FUNDIT:

Pagat që i zbriti Qeveria tash i rrit Gjykata Kushtetuese

Pagat që i zbriti Qeveria tash i rrit Gjykata Kushtetuese

Të gjithë zyrtarët e sektorit publik që nga dhjetori i vitit të kaluar kanë marrë pagë më të ulët shkaku i Ligjit të ri të Pagave, nga janari i vitit 2024 pagat do t’u rikthehen në nivelin paraprak.

Ky është vendimi që institucioni më i lartë juridik, Gjykata Kushtetuese ka publikuar gjatë së martës.


Gzim Shala nga IKD, thotë se në Ligjin e ri të Pagave, sipas Gjykatës janë disa nene që nuk janë në pajtueshmëri më Kushtetutën e Kosovës, andaj dhe kërkohet që të ketë ndërhyrje në to.

“Gjykata Kushtetuese thekson se aktgjykimi në fjalë nuk ka të bëjë më zyrtarët publik që është ngritur paga por i trajton rastet e personave që ju është ulur paga dhe sipas vendimit të tyre të gjithë zyrtarët do të vazhdojnë të marrin pagën e ngritur ashtu siç ka qenë para se të hyjë në fuqi ligji i ri”, ka thënë ai.

Shqetësim tjetër në atë periudhë ishte ulja e pagave për dy kategori të rëndësishme, prokurorët dhe gjyqtarët.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, thotë se nëse kjo do të ndodhte do të rikthehej periudha e disa viteve më parë.

Gjykata Kushtetuese rrëzon disa nene të Ligjit të Pagave, i kërkon Kuvendit që brenda 6 muajsh ta ndryshojë
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese rrëzon disa nene të Ligjit të Pagave, i kërkon Kuvendit që brenda 6 muajsh ta ndryshojë

“Sistemi i drejtësisë me vite ka qenë i lanë pas dore dhe pagat kanë qenë aq të ulëta sa kanë ndiku në shkapërderdhje në sistemin e drejtësisë dhe në ikjen masive të gjyqtarëve dhe Prokurorëve por më insistimin e amerikanëve është ndërtu një normë që ka tentu të bëjë balancimin e pagës së gjyqtarëve”.

Gjykata i ka lënë po ashtu gjashtë muaj kohë Kuvendit të Kosovës që të rregullojë edhe nenin ku flitet për koeficientin për përvojën e punës.

Në ligjin thuhej se përvoja e punës ulej nga 0.5% në 0.25% për 15 vitet e para të përvojës së punës dhe kjo ulje, sipas Kushtetutës, cenon të drejtën në pronë.

Vendimin e Kushtetueses, shumica parlamentare thotë se do ta respektojë, ndonëse ka disa pikëpyetje.

Kryetarja e Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kuvendi do të reflektojë në plotësim-ndryshimin e Ligjit për paga, sipas aktgjykimit të Kushtetueses.

“Natyrisht se Kuvendi sipas aktgjykimit të plotë do të reflektojë në plotësim-ndryshimet për ligjin, por prapë po e humb elementin që në sektorin publik nuk duhet të ketë diferencë aq të madhe të pagës më të ulët dhe pagës më të lartë. Kjo ka qenë ideja, duke u prezantuar një nivel i qartë dhe transparentë për të gjithë midis pagës më të lartë dhe pagës më të ulët”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ligji për pagat u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit në prill të këtij viti.

Ligji ishte miratuar në Kuvend në dhjetor të 2022-ës./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori