LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: S’ka pajtim pa ndëshkimin e Beogradit

Pacolli: S’ka pajtim pa ndëshkimin e Beogradit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, deklaroi se pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të jetë i mundur me mosndëshkimin e Beogradit.

Duke shkruar për rrëfimet e ish-presidentes Jahjaga, Vasfije Krasniqit dhe Ilit Bytyqit para Kongresit amerikan, Pacolli tha se ne nuk ishim agresorë, por viktima, dhe viktimat kanë nevojë për drejtësi.


Ai shprehu mirënjohje për kongresmenin Eliot Engel për marrjen e kësaj nisme dhe për të gjithë ata që dëshmuan në seancën dëgjimore.

Postimi i plotë:

Dje në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën, kongresmeni dhe miku i Kosovës Eliot Engel mbajti një dëgjim në Kongresim Amerikan për Viktimat e Luftës në Kosovë.

Në një paraqitje shumë prekshme dhe të fuqishme Vasfije Krasniqi-Godman i tregoj botës për nevojën për drejtësi për më shumë se 20,000 gra dhe vajza që u përdhunuan gjatë luftës së Kosovës. Ilir Bytyqi paraqiti me fuqishem rastin e vrasjes së Vëllezërve Bytyqy dhe si regjimi aktual i Beogradit po mbron ata që janë përfshirë në vrasje.

Drejtësia e Kosovës dhe ajo ndërkombëtare nuk kanë arritur të adresojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë. Mosndëshkimi për Beogradin, për ushtarakët dhe politikanët që janë përfshirë drejtpërsëdrejti në kryerjen ose planifikimin e krimeve të luftës kundër shqiptarëvë të Kosovës nuk do të bëjë pajtimin e mundur. Gratë e dhunuara, vëllezërit e vrarë, familjet e masakruara nuk morën drejtësi. Kjo duhet të jetë prioritet për bashkësinë ndërkombëtare që duhet adresuar.

Unë jam mirënjohës për Kongresmenin Engel për marrjen e kësaj nisme dhe për të gjithë ata që dëshmuan në seancën dëgjimore. Po ashtu një falënderim shkon edhe për presidenten Jahjaga për punën e saj.

Ngjarje të tilla të fuqishme e bëjnë botën të mos harrojë atë që na ka ndodhur. Ne nuk ishim agresorë, por viktima, dhe viktimat kanë nevojë për drejtësi.

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Kalo në kategori