LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Serbia sërish me agresivitet kundër Kosovës, i shqetësuar për ngjarjen që ndodhi në Samitin Digjital në Beograd

Pacolli: Serbia sërish me agresivitet kundër Kosovës, i shqetësuar për ngjarjen që ndodhi në Samitin Digjital në Beograd

Zëvendëskryeministri si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e krijuar të enjten në Samitin e Dytë Digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila ngjarje po mbahet në Beograd, nën organizimin e Bashkimit Evropian (BE).

Pacolli në një konferencë për media tregoi se si Serbia, loboi sërish kundër shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.


Sipas tij, në një panel të ministrave ku po diskutohej për atë që ishin ftuar, gjithçka u ndërpre dhe kamerat u kthyen nga një grua në publik.

Në anën tjetër siç tha Pacolli, në monitorin e madh u shfaq teksti të cilën e lexonte kjo grua, i cili tekst ishte desktruktiv dhe shovinistë kundër Kosovës.

“Kisha menduar të filloj prezantimin tim diplomatik në Afrikë, por jam thellësisht i shqetësuar që edhe me këtë ngjarje me duhet të merrem me rolin desktruktiv të Serbisë, gjegjësisht me atë që ndodhi në konferencën e West Ballkan Six. Jam i shqetësuar për ngjarjen që ka ndodhur dje në Samitin Digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila  po mbahet nën organizimin e BE-së, që po mbahet në Beograd. Në një panel të posaçëm të nivelit të ministrave ndodhi diçka e papritur. Edhe në këtë rast Serbia duke thyer çdo marrëveshje, ka provokuar në mënyrë organizative duke thyer secilën rregull gjatë mbajtjes së panelit të ministrave të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtij sesioni organizatorët ndalojnë mikrofonat dhe i kalojnë fjalën dikujt nga publiku ku edhe koncentrohen të gjitha kamerat, dhe në monitorin mbrapa panelistëve fillon të dal teksti ku ajo grua e lexon. Kanë qenë tekste destruktive, shoviniste dhe ne nuk mund t’i pranojmë ato. Ishin tekste kundër pavarësisë së Kosovës, kundër shtetit të Kosovës dhe kjo është e papranueshme. Ne e dënojmë fuqishëm. Situata e njëjtë ka ndodh dhe në panelet tjera të sallave të Kongresit ku qendra Inovative  e Kosovës në momentin që e paraqet programin e vet ndodh e njëjta gjë”, tregoi Pacolli.

Ministri i MPJ-së, Pacolli ftoi Bashkimin Evropian që ta disiplinoj Serbinë, përndryshe Kosova në të ardhmen nuk do të marr pjesë në konferenca të këtij lloji.

Në dy panelet në mënyrë organizative dhe të njëjte është vepruar kundër Republikës së Kosovës, dhe kundër çdo marrëveshje që Serbia është e obliguar ta respektoj Republikën e Kosovës. Ftoj Bashkimin Evropian që ta disiplinoj Serbinë në të ardhmen përndryshe Kosova nuk mund të jetë, partnere apo prezentë në konferenca të këtij lloji. BE duhet të sqaroj pozicionin e vet kundër këtyre agresioneve që po i bëhen Kosovës. Sigurisht një gjë e tillë na shqetëson dhe ne në Kosovë, pasi kemi takime të shumta ku prezentë është dhe Serbia”, ka thënë ministri, Behgjet Pacolli.

Ndryshe, në Beograd është duke u mbajtur Samiti i dytë Digjital, nën organizimin e Bashkimit Evropian, ku përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori