Pacolli: Nuk thashë që shqiptarët kryen krime lufte (Video)


Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një komunikate ka sqaruar një prononcim të zëvendëskryeministrit dhe minsitrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhënë për radiotelevizionin e Zvicrës gjermanofolëse SRF.
Në komunikatën e MPJ thuhet se "të gjitha versionet e shkurtuara në shqip të një interviste që Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, z.Behgjet Pacolli i ka dhënë radiotelevizionit të Zvicrës gjermane SRF, janë me pasaktësi".
Prej këtyre pasaktësive, janë ndërtuar interpretime të gabuara sipas parimit të 'stuhisë në gotën e ujit'.
Të bashkangjitur e keni versionin në VIDEO si dhe transkriptin e pjesës së shkurtuar (manipuluar) të intervistës që është dhënë në shqip. Kush është i interesuar për gjithë intervistën, mund t'ja vendosim në dispozicion.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Pacolli është i njohur për iniciativat e shumta politike dhe legale ndaj reporterit Dik Marti, ndaj spekulimet janë në rastin më të mirë, mbështetur në dritëshkurtësi dhe në parimin e 'fotokopies së keqe që prodhon kopie të këqia'", thuhet në komunkatëne MPJ.
Transkripti nga pjesa e intervistes së zv/kyeministrit të parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, që thuhet se është keqinterpretuar nga mediat:









































