LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Me ndihmën e komunitetit të biznesit do ta ndërtojmë një Prishtinë ndryshe

Pacolli: Me ndihmën e komunitetit të biznesit do ta ndërtojmë një Prishtinë ndryshe

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli, u takua me komunitetin e biznesit.

Sipas Pacollit, ky komunitet nuk ka kursyer asnjëherë gatishmërinë për të ndihmuar në kauzat kombëtare.


“Unë i përgëzoj dhe falënderoj që ky komunitet ka ndarë bukën e gojës për të mirën e kombit tonë, për të mirën e shtetin tonë dhe për formimin e shtetit tonë”, u shpreh Pacolli.

Gjithashtu ai shtoi që së bashku me komunitetin e biznesit do të ndërtohet një Prishtinë ndryshe dhe për këtë kërkoi përkrahje në arritjen e qëllimit të tij.

Pacolli prezantoi projektin e tij për Prishtinën, ku shihet vizioni i tij për Prishtinën, që është program i arritshëm dhe i zbatueshëm.

Kujtojmë se pikat kryesore të këtij programi janë: projekti për zhvendosjen e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në periferi të qytetit, dhe ndërtimi i Stadiumit Kombëtar të Kosovës, të dyja këto me nivele evropiane.