LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: BE-ja t’i reagojë sa më parë Beogradit pas sulmeve në Zubin Potok e Zveçan

Pacolli: BE-ja t’i reagojë sa më parë Beogradit pas sulmeve në Zubin Potok e Zveçan
Foto: Arkiv

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas sulmeve ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës në Zubin Potok dhe Zveçan.

Ai ka kërkuar që të reagojë Bashkimi Evropain ndaj Beogradit.


Pacolli thekson se ofendimet e serbëve ndaj liderëve tanë janë të patolerueshme.

“BE-ja t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan. Rrugët e bllokuara të lirohen sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji në pjesën verior të Kosovës. Janë të pa tolerueshme ofendimet e  serbëve ndaj liderëve tanë”, shkruan ai. /Telegrafi/