LAJMI I FUNDIT:

Pack: Nuk duhet lejuar ndryshimi i kufijve në Ballkan

Pack: Nuk duhet lejuar ndryshimi i kufijve në Ballkan

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka vlerësuar se nuk duhet lejuar ndryshimi i kufijve në Ballkan, marrë parasysh historinë e rajonit dhe periudhën e viteve të 90-ta.

Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Pack ka thënë se shumë politikanë të sotëm evropianë nuk kanë qenë pjesë e politikës në vitet e 90-ta, prandaj edhe nuk mund ta kuptojnë situatën apo edhe nuk e njohin atë.


“Nëse jeni vërtet të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur viteve të kaluara në ato vende atëherë nuk duhet të lejoni të ketë ndryshim të kufijve. Nëse kjo ndodhë atëherë shënon fillimin e fundit. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në këtë rajon. Shumë politikanë të sotëm evropianë nuk kanë qenë pjesë e politikës në vitet e 90-ta prandaj edhe nuk mund ta kuptojnë situatën apo thjesht nuk e njohin atë. Por ata që kanë njohuri se çfarë ka ndodhur aty, ata që e njohin rajonin dhe mentalitetin e tij, duhet të jenë shumë të kujdesshëm”, ka thënë ajo.

Përveç tjerash, Pack ka thënë se për të është e pakuptueshme sesi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë pro kësaj politike.

“Ajo që po luhet tani nuk është në interesin e Kosovës, 95 për qind e qytetarëve të Kosovës janë kundër ndryshimit të kufijve. Unë shpresoj se zgjidhja do të gjendet, por jo në ndryshimin e kufirit”, ka shtuar ndër të tjera Pack.

Duke folur për ndikimin e Rusisë në rajon, ish-deputetja Pack, e cila njëherësh ka qenë edhe raportuese e Parlamentit Evropian për Bosnje Hercegovinën, ka thënë se Rusia nuk ka interes për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit.

“Rusia ka interesa egoiste, në kuptimin se ajo nuk dëshiron që këto vende të jenë pjesë e NATO-s. Dështoi me Malin e Zi, por nuk do të ketë sukses as me Maqedoninë. Ajo përdor interesin e BE-së në Ballkan për të shkaktuar ndonjë problem”, ka vlerësuar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori