LAJMI I FUNDIT:

Pacientët me sëmundje të zemrës në QKUK për dy ditë do të trajtohen nën mbikëqyrjen e ekspertëve të jashtëm

Pacientët me sëmundje të zemrës në QKUK për dy ditë do të trajtohen nën mbikëqyrjen e ekspertëve të jashtëm

Në Shërbimin e Elektrofiziologjisë të Klinikës së Kardiologjisë për dy ditë me radhë do të kryhen raste të studimit elektrofiziologjik të zemrës, në përkrahje dhe mbikëqyrje të ekspertëve të jashtëm.

Kështu është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes një njoftimi për media.


“Ushtruesja e detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka vizituar këtë shërbim dhe ka ofruar përkrahjen e menaxhmentit të ShSKUK-së, për zhvillim të mëtejmë të këtij shërbimi me rëndësi jetike për pacientët, duke premtuar angazhim maksimal për institucionalizim dhe bashkëpunim me ekspertë nga jashtë”, thuhet në komunikatë.

“Gjatë ditës së sotme dhe nesër, ekspertët e fushës së elektrofiziologjisë Dr. Edmond Haliti dhe Dr. Xhevdet Krasniqi në mbikëqyrje dhe përkrahje nga eksperti i jashtëm Dr. Valon Spahiu (kardiolog dhe ekspert i elektrofiziologjisë së zemrës nga SLK- Klinikum Platenëald ne Heilbronn të Gjermanisë), do të realizojnë studimin elektrofiziologjik dhe ablacionin me radio-frekuencë te disa pacientë me takikardi supraventrikulare, para ngacmueshmëri ventrukulare dhe flater atrial (rrahjet e shpejta të zemrës me potencial përkeqësimi)”.

Mes tjerash thuhet këto sëmundje kardiologjike janë mjaftë të shpeshta dhe prekin zakonisht moshat e reja e mesatare.

“Përparësia e trajtimit të tyre me këtë procedurë moderne, teknologjinë bashkëkohore dhe ekspertizën profesionale qëndron në faktin se shumica e këtyre pacientëve arrijnë të shërohen plotësisht”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori