Për së paku trembëdhjetë vjetët e fundit në Kosovë, tregu i punës është dominuar nga burrat – qoftë sa i përket shkallës së punësimit, drejtimit të bizneseve apo pagave që marrin.
Të dhënat e Anketave të Fuqisë Punëtore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë se gjatë tre vjetëve të fundit është rritur dallimi mes shkallës së punësimit të burrave dhe grave në vend.
Nga viti 2020 deri në vitin 2022, 6.6 për qind burra më shumë kanë hyrë në tregun e punës, në krahasim me rritjen për 4.3 për qind të numrit të grave.
Dallimi në shkallën e punësimit të grave dhe burrave në Kosovë vërehet te të gjitha grup-moshat. Dallimi më i madh shihet te grup-mosha nga 35 deri në 44 vjeç. Të dhënat e ASK-së tregojnë se një pjesë e madhe e grave në Kosovë bëhen nëna pikërisht në moshën nga 35 deri në 44 vjeçe.
Statistikat ndër vite gjithashtu tregojnë se, në çdo nivel të arsimimit, burrat kanë më shumë gjasa të punësohen sesa gratë. Megjithatë, dallimi është më i vogël në kategorinë e grave dhe burrave që posedojnë diplomë universitare.
Kjo mund të sinjalizojë një ndryshim në tregun e punës në vitet e ardhshme, pasi që të dhënat e Universitetit të Prishtinës tregojnë se dukshëm më shumë vajza ndjekin arsimimin e lartë. Ky dallim është rritur me kalimin e viteve.
Megjithatë, dallim i ndjeshëm vërehet edhe në mesin e burrave dhe grave që janë të vetëpunësuar. Dukshëm më shumë burra janë të vetëpunësuar në Kosovë sesa gra – qoftë me punonjës, apo si punëtorë të vetëm të biznesit që ata drejtojnë.
Një statistikë që ka mbetur pothuajse konstante gjatë dekadës së fundit në Kosovë, është dallimi në shkallën e punësimit të djemve dhe vajzave në moshën nga 15 deri në 24 vjeç.
Përveç dallimit në shkallën e punësimit, në tregun e punës vërehet edhe një dallim në punët që kryejnë burrat dhe gratë në Kosovë. Por, tregtia është sektori që punëson përqindjen më të madhe të të dyja gjinive.
Të gjitha këto dallime mes burrave dhe grave në tregun e punës në Kosovë kanë çuar deri te pabarazia gjinore edhe sa u përket pagave që marrin. Viti 2018 është hera e vetme kur kishte përqindje të barabartë të burrave dhe grave që paguheshin nga 500 euro në muaj ose më shumë. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë