LAJMI I FUNDIT:

“Pa ty nuk do isha ky që jam”, Albani me urim emocionues për ditëlindjen e Miriamit

“Pa ty nuk do isha ky që jam”, Albani me urim emocionues për ditëlindjen e Miriamit

Miriam Cani ka një arsye më tepër për të festuar në ditën e stome.

Këngëtarja shqiptare ka ditëlindjen dhe mbush 33-vjet, ku ajo pritet të organizojë një ndejë për miqtë.

Këta të fundit i kanë dhënë edhe urimet së bashku me familjarët, të cilët i dëshirojnë edhe 100 vjet.


https://www.instagram.com/p/Bime4drnIOm/?taken-by=albanskenderaj

Por, nuk ka munguar edhe urimi i bashkëshortit, Alban Skenderajt, i cili ka pohuar se është me fat që e ka si partnere të jetës.

Ai thotë se këngëtarja është mikja ime e zemrës dhe që zbeh çdo pasiguri të jetës së tij.

“Kush na njeh e di që jam unë ai me fat, që ti je një bekim në jetën time dhe në familjen tonë, që pa ty unë nuk do isha ky qe jam! Ti, që dhuron dashuri e përkushtohesh pa asnjë kusht, që duron çdo kaprico të karakterit tim jo të lehtë, që zbeh çdo pasiguri timen. Ti për mua nuk je as 1 ne 7.6 miliard! Ti për mua je TI, E VETMJA! Mikja e zemrës time, spiranca në qiellin tim! Kush na njeh e di që jam unë ai me fat! Gëzuar shpirt”, shkruan në urimin e këngëtarit.

Ndryshe, dyshja ka dhjetë vjet që janë së bashku dhe kanë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Ameli. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BjZbuY-HnMZ/?taken-by=albanskenderaj