Mitrovica dhe komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrria, si dhe Drenasi e Istogu, u janë nënshtruar reduktimeve të ashpra të energjisë elektrike. Në Skenderaj, Vushtrri dhe në Drenas banorët përballen edhe me mungesës të ujit të pijes, ndërsa në Istog është kthyer energjia elektrike por kanë vazhduar reduktimet, ndërsa ende nuk janë vlerësuar dëmet që janë shkaktuar nga era e fortë, shkruan sot, gazeta Zëri.
Në temperaturat tepër të ulëta, të cilët kanë arritur edhe në – 25 gradë celsius, banorët e Mitrovicës dhe të komunave të rajonit, Skenderaj e Vushtrri, si dhe ata të Drenasit dhe të Istogut, janë përballur në dy ditët e fundit me mungesë të madhe të energjisë elektrike. Përveç me mungesë të energjisë elektrike, banorët e Skenderajt, të Vushtrrisë dhe të Drenasit janë përballur edhe me mungesë të ujit të pijes, pasi që kompanitë kanë aplikuar reduktime në këto ditë të ftohta. Në anën tjetër, Istogu ngadalë po i kthehet normalitetit, pasi që gjendja me energji elektrike është përmirësuar.
Jeta Balaj, zëdhënëse e komunës së Istogut, ka thënë për Zërin, se gjendja me rrymë është përmirësuar dukshëm, ndonëse reduktimet, sikurse edhe në gjithë vendin janë aplikuar edhe në këtë komunë. Ajo ka shtuar se ende nuk dihen me shifra pasojat që ka shkaktuar era e fortë që kishte përfshirë Istogun dy ditë më përpara. “Gjendja me rrymë është përmirësuar, gjithashtu edhe me ujë, fshatrat besoj se nga sot (e hënë) do të kenë rrymë, ndërkaq sa u përket dëmeve të shkaktuara nga era e fortë ende nuk ka ndonjë vlerësim të tyre, sepse ekipet janë ende në terren”, ka thënë Balaj për “Zërin”, të hënën. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Vlerat ushqyese të qumështit
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak