Për shkak të intervenimeve të planifikuara nga ana e EVN Maqedoni sot pa rrymë do të jenë disa pjesë të Butelit, Petrovecit, Studeniçanit dhe Karposhit.

Deri në orën 14:00, përdoruesit nga rruga Radishanska Levo – rruga e parë pas trafostacionit Bel Kamen 2 në Komunën e Butelit do të jenë pa energji elektrike, ndërsa deri në orën 15:00, përdoruesit nga Rruga 1 që ndodhet rreth marketit Kiper, si dhe përdoruesit nga Rruga 5 në Komunën e Petrovecit.


Deri në orën 14:00, përdoruesit nga fshati Studeniçan që ndodhet në afërsi të BP Kuvajt Petrol nuk do të kenë energji elektrike, ndërsa deri në orën 14:00, përdoruesit e rrugës Partizanska 2, Vanço Micov dhe Demir Trajko në Komunën e Karposhit nuk do të kenë rrymë.