Bullgaria shpreson që në prill ose maj Komisioni Evropian do të propozojë hapje të bisedime për anëtarësim të Maqedonisë në BE, deklaroi sot në Bruksel, Dimitar Cançev, ambasador i Bullgarisë në Bashkimin Evropian.
Ambasadori Cançev këtë e vërtetoi duke thënë se gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin kriteret, ndërsa disa vende anëtare sipas tij, janë të ndjeshme në këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Cançev, Qeveria e Maqedonisë ka treguar se dëshiron të përparojë me Greqinë dhe sipas tij është mirë që është arritur marrëveshje për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
“Ajo që duhet të bëhet mund të shihet në raportin e KE-së në dhjetor të vitit 2015. Qeveria e re ka vullnet të vazhdojë rrugës së BE-së”, ka thënë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251