LAJMI I FUNDIT:

Pa bërë “zhurmë”, SHBA i dërgon Ukrainës raketat e fuqishme për shkatërrimin e radarëve

Pa bërë “zhurmë”, SHBA i dërgon Ukrainës raketat e fuqishme për shkatërrimin e radarëve

Pas publikimit të videos që ngjallte dyshime edhe Pentagoni zyrtarisht ka konfirmuar se ukrainasve u janë dërguar raketa AGM-88 HARM, shkruan Business Insider.

Bëhet fjalë për raketa te dedikuara enkas për shkatërrimin e radarëve. Përparësinë që Ukraina tani ka me sigurimin e këtyre raketave – sigurisht se do t’i ndihmojë në luftën kundër ushtarëve rusë, transmeton Telegrafi.


Madje rusët duhet të mendojnë dy herë para se të kyçin radarët, pasi këto raketa për pak sekonda mund të arrijnë në cak – pra t’i shkatërrojnë plotësisht.

Raportimet e para se Ukraina posedon këto raketa u shfaqen në fillim të gushtit, pasi që një bloger rus filmoi mbetjet e një rakete AGM-88 në vendin ku ishte shkatërruar sistemi kundërajror rus. Ndërkaq tani e ka konfirmuar edhe Pentagoni.

Ukrainasit bombardojnë një “qendër” tjetër komanduese të rusëve, humbin jetën 100 ushtarë dhe 20 pjesëtarë të FSB-së
Lexo po ashtu Ukrainasit bombardojnë një “qendër” tjetër komanduese të rusëve, humbin jetën 100 ushtarë dhe 20 pjesëtarë të FSB-së

“Kemi përfshirë raketat kundër radarëve që mund të shkrepen nga aeroplanët, dhe mund të kenë efekt kundër radarëve të rusëve”, tha gjenerali amerikan Colin Kahl, duke mos thënë detaje për llojin e raketave të dërguara në Kiev.

Raketat AGM-88 HARM janë armë të fuqishme, por jo edhe të reja. Për herë të parë u përdorën në vitin 1983 dhe një raketë e tillë peshon mbi 300 kilogramë, është e gjatë mbi katër metra dhe mund të fluturojë me shpejtësi prej 2 Mach.

Më herët ishin përdorur për shkatërrimin e radarëve në operacione luftarake në Libi, Irak dhe Jugosllavi. Aktualisht i përdorin 15 vende. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Kalo në kategori