LAJMI I FUNDIT:

Ozil tregon ngjashmëritë dhe dallimet mes tij dhe Ronaldos

Ozil tregon ngjashmëritë dhe dallimet mes tij dhe Ronaldos

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ndërmjet Gjermanisë dhe Italisë, Mesut Ozil ka treguar edhe disa anë të personalitetit të tij.

Mesfushori ka thënë se angazhohet maksimalisht për të qenë i suksesshëm në gjithçka që bën, ngjashëm sikur ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.


“Cristiano Ronaldo është shumë ambicioz, por i tillë jam edhe unë. Unë jam një perfeksionit në fushë. Dua të jem i suksesshëm në gjithçka që bëj”.

“Gjatë kohës kur luaja krahas Ronaldos (te Madridi), e shihja se ai gjithmonë donte të fitojë gjithçka, madje edhe në stërvitje. Ai nuk është asnjëherë i kënaqur dhe do më shumë”.

“Personalisht, nuk jam aq i uritur për gola sa Ronaldo, por kjo është normale. Ai është një sulmues. Për mua, është njësoj si të shënoj gola, si të dhuroj asistime. Në të dy rastet fitohet ndeshja”, ka theksuar gjermani për L’Equipe. /Telegrafi/