LAJMI I FUNDIT:

Owen: Capello është një ndyrësirë, shkatërroi karrierën time dhe futbollin anglez

Owen: Capello është një ndyrësirë, shkatërroi karrierën time dhe futbollin anglez

Michael Owen e ka cilësuar Fabio Capellon si plehrë, ndërsa e ka akuzuar për shkatërrimin e karrierës së tij dhe të futbollin anglez në përgjithësi.

Owen shënoi 222 gola me ekipet si Liverpooli, Real Madridi, Newcastle Unitedi dhe Manchester Unitedi, ndërsa shënoi 40 herë në 89 ndeshje për Anglinë.

Sidoqoftë, ish-fituesi i Topit të Artë luajti vetëm një herë për vendin e tij nën drejtimin e Capellos dhe u tërhoq në moshën 33 vjeç pasi dëmtimet e shtynë.


Capello zbulon 11-shen e lojtarëve më të mirë që ka stërvitur, në bankën rezervë mbetet vetëm një kampion bote
Lexo po ashtu Capello zbulon 11-shen e lojtarëve më të mirë që ka stërvitur, në bankën rezervë mbetet vetëm një kampion bote

“Pasi erdhi si menaxher i ri, Fabio mendoi se duhej të ndryshonte diçka. Problemi doli të isha unë, Michael Owen”, ka thënë fillimisht 39-vjeçari në një fragment të autobiografisë së tij të re.

“Ai jo vetëm që e shkurtoi një karrierë ndërkombëtare të fituar me vështirësi dhe absolutisht pa asnjë sqarim, por ai gjithashtu vazhdoi të ishte një nga menaxherët më pak efektivë të Anglisë ndonjëherë”.

“Ai ishte absolutisht një plehrë. Sipas mendimit tim, Fabio Capello shkaktoi dëme katastrofike si në karrierën time, ashtu edhe në futbollin anglez në përgjithësi dhe u pagua mjaft për ta bërë këtë”, përfundoi anglezi.

Megjithë dështimin e tij me Tre Luanët, italiani vlerësohet si një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke fituar pesë Scudetto, dy tituj të La Ligas dhe një Ligë të Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

La Liga
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori