LAJMI I FUNDIT:

Nexhat e Fadil Demaku dërgohen në burg, arrestohen tre vëllezërit Demaj – reagon OVL e UÇK-së

Nexhat e Fadil Demaku dërgohen në burg, arrestohen tre vëllezërit Demaj – reagon OVL e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së(OVL) ka reaguar pas arrestimit të vëllezërve Driton, Agim e Selman Demaj dhe pas shkuarjes në vuajtje të dënimit të kryetarit të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku.

“Dje u dërguan në vuajtje të dënimit kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku e ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku, ndërsa sot arrestohen dhunshëm vëllezërit Driton, Agim e Selman Demaj në cilësinë e të dyshuarit”, thuhet në reagimin e OVL-së.


OVL e UÇK thotë se për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tyre, edhe grupi i Drenicës janë dënuar pa prova materiale, me vetëm një deklaratë të një pale, e që është absurd i kësaj drejtësie, që fatkeqësisht po e zbaton drejtësia e Kosovës.

“Na i brengos fakti që kriminelët serbë shëtisin lirshëm kudo në Kosovë dhe nuk gjykohen për krimet që i kanë bërë, por po gjykohen e dënohen me akuza të rrejshme luftëtarët e lirisë”, mbyllet reagimi i OVL të UÇK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori