LAJMI I FUNDIT:

Outsourcing, një mundësi ideale për zhvillim ekonomik të Kosovës

Outsourcing, një mundësi ideale për zhvillim ekonomik të Kosovës

Kosbit L.L.C, një storie suksesi.

Arbnor Bajraliu

Autori është Koordinator i Projektit në Kosbit
Sa janë të rëndësishme shërbimet e outsourcing për zhvillim ekonomik?

Në epokën e globalizmit shumica e korporatave gjigante vazhdimisht janë në kërkim të transferimit të shumë funksioneve të prodhimit apo të shërbimeve në vendet më pak të zhvilluara ekonomikisht, në mënyrë që të ulin kostot e prodhimit, të operimit apo t’i mundësohet qasje në kuadro të kualifikuara.

Që nga viti 1970, kur mendohet se India e mori për herë të parë një kontratë transferimi të funksioneve prodhuese të firmës, është bërë destinacioni më i preferuar I kompanive të mëdha me qëllim të zvogëlimit të kostove. Tani ky sektor në Indi punëson rreth 3.5 milionë njerëz duke kontribuar në 9.5% të PBB-së së vendit.

Një nga rajonet më të përshtatshme fatmirësisht është edhe Ballkani. Vetëm në Rumani janë gati 100 000 të punësuar në këtë sektor. Bullgaria dhe vendet tjera të Ballkanit poashtu qëndrojnë mirë në këtë aspekt.

Për vendet si Kosova, investimi për t’u shndërruar në qendër të ofrimit të shërbimeve vendeve tjera më të zhvilluara është shumë më e lehtë dhe më e leverdishme sesa konkurrimi në industri të prodhimit, teknologji apo inovacion.

Të investosh në zhvillimin e kapitalit njerëzor e intelektual, apo siç njihet ndryshe ekonomi e bazuar në dituri, është më e lehtë dhe më arritshme sesa të konkurrosh me vendet e zhvilluara duke investuar në industri të prodhimit. Niveli i lartë i automatizimit të proceseve të punës nga kompanitë e mëdha botërore, lehtësia për të transportuar produktet nga vendet tjera, marrëveshjet tregtare të cilat ndalojnë masat proteksioniste, janë disa nga faktorët të cilët e bëjnë edhe më të vështirë për firmat vendore konkurrimin në industritë prodhuese.

Kosova do të duhej që si prioritet nacional ta ketë zhvillimin e sektorit të shërbimeve me fokus ne ‘outsourcing’. Fakti që Kosova ka shumë përparësi konkurruese në krahasim me vendet tjera të rajonit, duhet të shërbejnë si argumente të mjaftueshme për institucionet vendimmarrëse, që këtë sektor ta vendosin si prioritet të zhvillimit ekonomik.

Por cilat janë avantazhet konkurruese të vendit tonë në ofrimin e këtyre shërbimeve?

Kohët e fundit shumë gjigantë botëror kanë zgjedhur Kosovën si destinacion për të transferuar shumë funksione/procese të biznesit dhe të operimit. Si një vend i ranguar lart dhe i cilësuar si vend top reformator në të bërit biznes, nga “Raporti i të bërit biznes 2018”  ka shumë arsye për të zgjedhur Kosovën si destinacion.Disa nga këto arsye janë: kostoja e lirë e punëtorëve të kualifikuar në Kosovë, afiniteti kulturor, lehtësirat në të bërit biznes, marrëveshjet tregtare mes Kosovës dhe BE-së e SHBA-së, pozicioni gjeografik, njohja e gjuhëve të huaja, aksenti i përshtatshëm etj.

Pozita gjeografike, diaspora Kosovare, studentët të cilët i mbarojnë studimet në vende të zhvilluara, ndihma e organizatave ndërkombëtare në rimëkëmbjen ekonomike përmes trajnimeve dhe programeve evropiane, kanë ndikuar që afërsia kulturore e Kosovës me vendet e zhvilluara të BE-së, ShBA dhe vende tjera të zhvilluara të jetë shumë e madhe.

Faktor tjetër i rëndësishëm që e bën Kosovën të jetë në pozitë të favorshme për t’u zgjedhur si destinacion për outsource është edhe zona kohore në të cilën gjendemi. Kjo na mundëson që orari i punës të jetë gjatë ditës, për dallim nga vendet tjera aziatike që për t’u përshtatur në orar i duhet të punojnë gjatë natës.

Shumë të rinj duke e kuptuar rëndësinë dhe perspektivën në fushën e IT-së, janë orientuar në këtë sektor duke e bërë Kosovën një vend ku shumë lehtë mund të gjinden profesionistë të kësaj fushe. Kur këtyre faktorëve ia shtojmë edhe faktin se në Kosovë kostoja e fuqisë punëtorëështë më e lirë se sa në vendet tjera, kjo e bën Kosovën destinacion të preferuar për Outsource.

Kompania “Kosbit” tani një shembull suksesi në këtë industri

Një nga shembujt konkret të suksesit në këtë sektor është kompania “Kosbit” e cila megjithëse është një kompani e re, ka arritur të tërheqë në vendin tonë një kompani gjigande si AT&T, kompani e cila në nivel botëror punëson rreth 300 000 mijë punëtorë, si partner për Ballkanin ka zgjedhur këtë kompani Kosovare. Përmes kësaj kompanie, Kosbit ofron shërbime edhe për korporatat tjera të mëdha si IBM, Cisco, etj. Shumë shpejt priten edhe marrëveshje tjera me gjigantë botëror.

Në muajin shkurt të vitit 2018 Kosbit u listua në mesin e 100 kompanive më të mira në botë si destinacion për outsource nga organizata prestigjioze IAOP(International Association of Outsourcing Professionals). Disa nga faktorët që e bënë këtë kompani të ngjitet në maje në nivel botërorë ndahen në pesë kategori kryesore, duke përfshirë Madhësinë dhe Rritjen, Preferencat e Konsumatorit, Çmimet dhe Certifikimet, Programit për Inovacion dhe Programit për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave.

Me një orientim të drejtë të zhvillimit ekonomik në nivel nacional, kjo kompani mund të rritet edhe më shumë dhe në të njëjtën kohë edhe shumë kompani tjera mund të ndjekin të njëjtin shembull për t’u zhvilluar shpejt. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Kalo në kategori