LAJMI I FUNDIT:

Osmani uron Krishtlindjen ortodokse: Toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin

Osmani uron Krishtlindjen ortodokse: Toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.

Në urimin e saj, Osmani ka uruar që në këtë ditë të mbretëroj paqja, dashuria, respekti, solidariteti e toleranca.


“I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes! Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.

Mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin!

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse”, thuhet në urimin e presidentes Osmani. /Telegrafi/