LAJMI I FUNDIT:

Osmani udhëton për në Paris, folëse në Forumin e Paqes

Osmani udhëton për në Paris, folëse në Forumin e Paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të udhëtojë për në Francë. Ajo të enjten dhe të premten do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Presidenca e Kosovës, por nuk kanë dhënë detaje për agjendën.

Në ueb-faqen e Forumit është bërë e ditur se Osmani do të jetë një nga folëset.

Për në Paris do të udhëtojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai në një konferencë për media ka bërë të ditur se në atje do të takohet me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe të deleguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Forumi i Paqes i Parisit është iniciativë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të bërë bashkë protagonistë të qeverive e të qeverisjes nga e tërë bota dhe për të diskutuar për ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori