LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm janë objektiv i yni i çdoditshëm

Osmani: Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm janë objektiv i yni i çdoditshëm

Në ditën Botërore të Autizmit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kjo ditë është një mundësi për ta promovuar ndërgjegjësimin për autizmin, për t`i sfiduar stereotipet dhe stigmat dhe për t`i mbështetur personat me autizëm dhe familjet e tyre.

Presidentja ka deklaruar se të gjithë personave me autizëm duhet t’i japim mbështetje.


“Në këtë ditë, ne duhet ta promovojmë mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen për personat me autizëm, sikurse edhe t`i japim mbështetje perspektivës unike të tyre për botën”, ka pohuar presidentja Osmani.

Tutje, ajo ka shtuar se “të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm janë objektiv i yni i çdoditshëm. Ata nuk janë vetëm”.

“Në shoqërinë tonë secili duhet të ketë mundësi të barabartë për zhvillim të potencialit, pra edhe për ata që kanë aftësi ndryshe”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Osmanit. /Telegrafi/