LAJMI I FUNDIT:

Osmani i shkruan presidentit kroat pas tërmeteve, i ofron mbështetjen nga FSK-ja kurdo që është e nevojshme

Osmani i shkruan presidentit kroat pas tërmeteve, i ofron mbështetjen nga FSK-ja kurdo që është e nevojshme

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani përmes një letre dërguar Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka ofruar mbështetjen e vendit tonë pas tërmeteve që kanë goditur Kroacinë.

Në cilësinë e Komandantes së Përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Osmani tha se i ka ofruar mbështetje Milanoviç, kurdo dhe kudo që kërkohet.


“Ndërsa Kroacia dhe njerëzit e saj përballen me pasojat e tërmeteve të njëpasnjëshme, në cilësinë e Komandantes së Përgjithshme të Forcave të Sigurisë së Kosovës, unë i dhashë mbështetjen tonë Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç ku dhe kur të kërkohet”, shkruan Osmani në Twitter, ndërsa ka publikuar edhe letrën drejtuar kreut të shtetit kroat, menjëherë pas tërmeteve.

Ndryshe, Ministria e Brendshme e Kroacisë konfirmoi sonte se në tërmetin e sotëm shkatërrues me fuqi 6,2 ballë me epiqendër afër Petrinjes, gjashtë persona humbën jetën, të paktën gjashtë të tjerë u plagosën rëndë, dhe kërkimi në rrënoja është ende duke vazhduar.

​MPB e Kroacisë: Gjashtë të vdekur dhe të paktën gjashtë të plagosur rëndë
Lexo po ashtu ​MPB e Kroacisë: Gjashtë të vdekur dhe të paktën gjashtë të plagosur rëndë

“Megjithëse kërkimi për rrënojat është duke vazhduar, ne jemi të trishtuar të raportojmë informacion në lidhje me viktimat: një vajzë në Petrinja dhe pesë burra në Majske Polane,” njoftoi Ministria e Brendshme kroate në Twitter.

Përveç kësaj, të paktën gjashtë persona u plagosën rëndë dhe 20 të tjerë kaluan me lëndime të lehta trupore.

“Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Tërmeti shkatërrues, i cili u ndie sot në të gjithë Kroacinë në orën 12.19, dyshohet të ketë shkaktuar dëme të mëdha materiale, njofton Instituti Sizmologjik i Kroacisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori