Osmani-Shallenbergut: Amendamentet kushtetuese janë në fokus kryesor të Maqedonisë së Veriut
Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Konferencës së parë për Ndryshimet Klimatike që u mbajt sot në Vjenë, realizoi takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, njoftojnë nga MPJ.
Austria, thuhet në njoftimin e MPJ-së, ofron mbështetje të fuqishme dhe ka një angazhim të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv në ballafaqimin me sfidat dhe në prioritetet e kryesimit të OSBE-së në vitin 2023, me ç’rast Osmani kërkoi ndihmën e Austrisë në trajtimin e çështjeve urgjente të rëndësishme për funksionimin e Organizatës.
Në aspektin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, dy vendet kultivojnë marrëdhënie të ngushta për gati tre dekada, me përkushtim të ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
“Maqedonia e Veriut shpreh mirënjohjen e saj ndaj Austrisë për mbështetjen e fortë dhe të hapur në rrugën tonë drejt aderimit në BE dhe përpjekjet e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Vendi e vlerëson mbështetjen austriake për konceptin e integrimit të përshpejtuar, duke besuar se do të kontribuojë në ruajtjen e kredibilitetit të procesit të zgjerimit”, theksoi Osmani në takimin me Schallenberg.
Osmani e njoftoi bashkëbiseduesin edhe për procesin për ndryshimet kushtetuese, i cili është në rrjedhë e sipër.
“Amendamentet kushtetuese janë në fokus kryesor të Maqedonisë së Veriut. Jemi duke punuar në sinkronizimin e këtij procesi me të gjitha palët e interesuara në vend që të përfundojë me sukses deri në dhjetor të vitit 2023”, tha Osmani.
Sa i përket zhvillimeve rajonale, shtojnë nga atje, Osmani e theksoi rolin e Maqedonisë së Veriut si nikoqir i dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër, i cili rezultoi me një marrëveshje të rëndësishme. Ai prezantoi edhe planin 9-pikësh të ofruar, si vlerë të shtuar për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.
“Vazhdimi i dialogut të udhëhequr nga BE-ja është jashtëzakonisht i rëndësishëm si për OSBE-në ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut si fqinj. OSBE-ja është e gatshme të mbështesë dhe të ndihmojë zbatimin e rekomandimeve që do të dalin nga ky proces në terren”, tha Osmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'