LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Rezistencën e bëmë me dije edhe shtetin do ta bëjmë me dije

Osmani: Rezistencën e bëmë me dije edhe shtetin do ta bëjmë me dije

Kandidatja e LDK-së, për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020.

Osmani ka thënë se ka zgjedhur shtëpinë-shkollë të familjes Hertica për t’ua përcjellë mesazhin e urimit të gjithë nxënësve, mësuesve dhe familjeve të Kosovës për fillim të mbarë të vitit shkollor.


Ajo ka thënë se në vitet e rezistencës e të solidaritetit të madh, në vitet ’90, LDK-ja e populli i Kosovës i ngritën themelet e shtetit pikërisht duke krijuar sistem të pavarur të arsimit.

“Por, sot arsimi në Kosovë është në gjendje tepër të rëndë, për shkak politizimit të skajshëm, keqmenaxhimit dhe mungesës së vullnetit për zhvillim. Sot, Kosova, krahasuar me secilin vend në rajon e Evropë, investon më së paku për kokë banori në arsim. Prandaj, për fat të keq, rezultatet e PISA-s na rendisin në treshen e fundit në botë”, ka shkruar Osmani në Facebook, transmeton Telegrafi.

Osmani ka pohuar se në qeverinë e ardhshme, e që sipas saj do të udhëhiqet nga LDK-ja, arsimi do të vijojë të kuptohet si thelbi i ndërtimit të shtetit dhe të një shoqërie demokratike, konkurrente dhe të dijes./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori