Osmani propozon amendamentimin e Projektligjit për Rimëkëmbje, kërkon që t’i jepet përparësi kompanive prodhuese gjatë blerjeve publike
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se së bashku me deputetet Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Kadaj-Bujupi, kanë propozuar amandament në Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, nëpërmjet të cilit në shpenzimet qeveritare qofshin ato blerje publike apo investime kapitale, t’i jepet përparësi kompanive prodhuese si të produkteve apo edhe të shërbimeve.
Osmani ka shkruar në Facebook se, nëpërmjet këtij amendamenti parashihen përparësitë për prodhuesit e produkteve dhe shërbimeve vendore përmes një neni të veçantë.
“Legjislacioni aktual përveç që nuk parasheh preferenca për kompanitë prodhuese dhe shërbyese vendore, ato në fakt diskriminohen në fillim të procesit të tenderimit. Shpeshherë, specifikimet janë hartuar në atë mënyrë që ua bëjnë të pamundur kompanive lokale prodhuese dhe shërbyese të konkurrojnë në procese tenderuese. Prandaj, në këtë periudhë, në shpenzimet qeveritare qofshin ato blerje publike apo investime kapitale duhet t’i jepet përparësi kompanive prodhuese si të produkteve apo edhe të shërbimeve”, ka shkruar Osmani.
Shkrimi i plotë
Sektori i prodhimit dhe i shërbimeve vendore është goditur rëndë nga kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19, ku shumë kompani janë duke funksionuar me kapacitete të limituara dhe me numër të limituar të punëtorëve. Andaj, zhvillimi i politikave që kanë për synim mbrojtjen e vendeve të punës në sektorin e prodhimit vendor dhe të shërbimeve vendore është e domosdoshme.
Legjislacioni aktual përveç që nuk parasheh preferenca për kompanitë prodhuese dhe shërbyese vendore, ato në fakt diskriminohen në fillim të procesit të tenderimit. Shpeshherë, specifikimet janë hartuar në atë mënyrë që ua bëjnë të pamundur kompanive lokale prodhuese dhe shërbyese të konkurrojnë në procese tenderuese.
Prandaj, në këtë periudhë, në shpenzimet qeveritare qofshin ato blerje publike apo investime kapitale duhet t’i jepet përparësi kompanive prodhuese si të produkteve apo edhe të shërbimeve. Aktualisht, kompanitë lokale prodhuese dhe shërbyese e kanë shumë të vështirë të konkurrojnë andaj duhet të kemi masa preferenciale. Ne nuk do të jemi vendi i parë që do të ndërmerrnim masa të tilla, sepse ato tashmë janë bërë nga një numër shtetesh, përfshi shtete të rajonit që gjithashtu kanë nënshkruar MSA dhe synojnë integrimin evropian.
Për këtë qëllim, së bashku me deputetet Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Kadaj-Bujupi, propozuam amandament në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, nëpërmjet të cilit arrihet po ky qëllim dhe ndihmohen prodhuesit vendor dhe ofruesit e shërbimeve vendore në këtë periudhë të vështirë të pandemisë. Pra, nëpërmjet këtij amendamenti parashihen përparësitë për prodhuesit e produkteve dhe shërbimeve vendore përmes një neni të veçantë. Shpresoj që ky propozim do ta marrë përkrahjen e deputetëve të të gjitha partive, sepse nëse ne nuk zgjedhim t’u qëndrojmë në krah të prodhuesve tanë vendor, atëherë kush? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë "Dukagjini" në Prishtina Mall
Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia