LAJMI I FUNDIT:

Osmani promovoi projektin e mbështetjes me mjete mbrojtëse kundër COVID-19 për kategoritë e rrezikuara sociale

Osmani promovoi projektin e mbështetjes me mjete mbrojtëse kundër COVID-19 për kategoritë e rrezikuara sociale

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani mori pjesë në përurimin e projektit “Furnizimi me mjete mbrojtëse kundër Covid-19 për kategoritë e rrezikuara sociale”, në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

Projekti është mbështetur nga Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada e Luksemburgut, ndërkaq është realizuar nëpërmjet Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve (PRAK). Projekti synon t`i furnizojë me maska dhe dezinfektues këtë kategori, e cila konsiderohet me rrezikshmëri më të lartë të infektimit.


Nga ky projekt mbështeten tetë strehimore në nivel vendi, shtëpitë për komunitet, shtëpitë për të moshuar, SOS fshatrat e fëmijëve, Instituti Special i Shtimes dhe shfrytëzuesit e banesave sociale.

Kryetarja Osmani falënderoi ekipin e Strehimores për punën që po bënë, teksa e vlerësoi të domosdoshme zbatimin e masave anti COVID-19.

“Duke mbrojtur shëndetin e kësaj kategorie, njëkohësisht mbrojmë edhe të drejtën për jetë”, ka theksuar zonja Osmani. Në këtë kontekst, Kryetarja e Kuvendit premtoi se do të jetë zë i fuqishëm në këtë institucion në mënyrë që Strehimoret si kjo të marrin vëmendjen dhe mbështetjen e duhur institucionale.

Drejtueset e Strehimores theksuan nevojën për mbështetje më të madhe nga niveli qendror, posaçërisht nëpërmjet linjave të përhershme buxhetore, me të cilat mundësohet stabilitet në punën me viktimat e dhunës në familje, si dhe kategorive të ngjashme.

U vlerësua se është e nevojshme që institucionet shtetërore të prioritizojnë integrimin e kësaj kategorie dhe të organizojnë trajnime profesionale në mënyrë që të jenë pjesë aktive e tregut të punës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori