LAJMI I FUNDIT:

Osmani priti në takim një delegacion të lartë shtetëror nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Osmani priti në takim një delegacion të lartë shtetëror nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe, të udhëhequr nga Kryesuesi i Departamentit të Shëndetësisë, Sheikh Abdulla bin Mohammed Al Hamed dhe Dr. Maitha bint Salem Shamsi, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës shteti i tij që nga viti 1999.

Një falënderim të posaçëm, Presidentja Osmani e ka bërë për Spitalin e Fëmijëve “Sheikh Fatima”, i cili u përurua sot dhe është donacion i këtij shteti. Një investim të tillë, Presidentja Osmani e cilësoi tepër me rëndësi për shëndetin e fëmijëve dhe familjeve kosovare.


“Osmani dhe Sheikh Abdulla bin Mohammed Al Hamed u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin në sferën e shëndetësisë, me trajnim të kuadrit shëndetësor dhe ofrimin e pajisjeve bashkëkohore mjekësore.

Ndërkaq Dr. Maitha bint Salem Shamsi, shfaqi gatishmërinë e shtetit të saj që të vazhdojë mbështetjen në projekte konkrete, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimeve mjekësor për nëna dhe fëmijë”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani u angazhua për thellimin e bashkëpunimit me EBA-të edhe në fusha të tjera, si fusha e bujqësisë, turizmit dhe shkëmbimit tregtar.

Fokus i veçantë në takim iu kushtua edhe mundësive për bashkëpunim kulturor, teksa të dy palët u dakorduan për organizimin e një ekspozite me punime artizanale të grave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori