LAJMI I FUNDIT:

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së

U.d Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, priti në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

“Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit aktuale politike në vend dhe e falënderoi ambasadorin Braathu si përfaqësues të shtetit norvegjez dhe si ambasador i OSBE-së”, thuhet në njoftimin për media.


Ajo theksoi rolin e rëndësishëm të OSBE-së në mbështetjen e KQZ-së dhe institucioneve të tjera në vend.

“Misioni i OSBE-së është shumë i rëndësishëm për procesin e demokratizimit”, ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit cilësia e procesit zgjedhor luan rol në avancimin e demokracisë në vend. Ndërkaq ambasadori Braathu ka falënderuar u.d. Presidenten Osmani për pritjen dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së OSBE-së për institucionet e Kosovës. /Telegrafi/