LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Po punojmë për njohje të reja, po riparojmë dëmet pasi politika e jashtme ishte e fjetur dhe e çakorduar

Osmani: Po punojmë për njohje të reja, po riparojmë dëmet pasi politika e jashtme ishte e fjetur dhe e çakorduar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur sot edhe procesin e njohjeve të Kosovës, ndërsa tha se kushdo që për interesa personale ose çfarëdo qofshin ato tenton që të bëj publike përpjekjet drejt njohjeve ende pa arritur rezultatin vetëm dëmton interesin e vendit.

Osmani në konferencën për media me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq tha se si presidente e vendit është e njoftuar për të gjitha detajet që kanë të bëjnë me procesin e njohjeve.


“…Është në interesin e Kosovës  që derisa të ndodh njohja të mos bëhen publike takimet me shtetet që ende nuk na kanë njohur. Kjo e dëmton interesin e Kosovës… Kushdo që për interesa personale ose çfarëdo qofshin ato tenton që të bëj publike përpjekjet tona drejt njohjeve ende pa arritur rezultatin për fat të keq vetëm dëmton interesin e vendit.

Unë dua të shpresoj që askush në Kosovë pavarësisht funksionit që ka nuk ka asnjë qëllim të tillë.

Si presidente bashkëpunoj me të gjitha institucionet dhe të gjithë zyrtarët institucional që kanë qëllim të avancojnë konsolidimit të shtetit përmes shtimit të njohjeve”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Presidentja e vendit më tej shtoi se Kosova meriton që të njihet nga gjitha bota demokratike, nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-së sepse nuk ka asnjë arsye qoftë historike, politike e ligjore që do t’i jepte dikujt arsye që të mos e njihte Kosovën.

“I siguroj qytetarët që përkundër dezinformatave që tentojnë të shpërndahen, se institucionet e Kosovës po bëjnë punë të palodhshme në mënyrë që të riparohet dëmi i bërë më parë kur politika e jashtme flinte dhe ishte totalisht e çakorduar, dëm ky marramendës dhe në anën tjetër kur kthehet treni në binar të ecim para, ta zhvillojmë vendin, t’i bindim shtetet që ta njohin Kosovën”, tha ajo.

“Shumë sakrifica janë bërë që të ndërtohet ky shtet i lirë… e ua kemi borxh edhe gjeneratave të reja të kenë perspektivë dhe tua lajmë borxhin gjeneratave që dhanë gjithçka që ne sot të qëndrojmë si shtet i lirë e i pavarur”,  u shpreh Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori