LAJMI I FUNDIT:

Osmani për klubet bullgare “do të flas me nismëtarët, të shohim cili është qëllimi”

Osmani për klubet bullgare “do të flas me nismëtarët, të shohim cili është qëllimi”

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një intervistë për gazetën bullgare “V-box7” sërish dënoi sulmin me armë zjarri ndaj klubit kulturor “Car Borisi i Tretë” në Ohër.

Ai theksoi se nga Maqedonia e Veriut të gjithë e dënuan këtë akt vandalizmi, duke filluar nga Ministria e Punëve të Jashtme, pastaj Qeveria, Presidenti i Shtetit, ndërsa shtoi se MPB ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për gjetjen e autorëve. Osmani në të njëjtën intervistë theksoi se ka individë apo grupe nga të dyja palët, në Maqedoni dhe Bullgari, të cilët nuk duan që këto dy vende të kenë marrëdhënie të mira. Osmani po ashtu tha se po planifikon një dialog me iniciatorët e klubeve bullgare në Maqedoni, për të parë se cili është saktësisht qëllimi i hapjes së tyre.


“Nëse synimi real është që komuniteti bullgar të ketë organizatat e veta, klubet në të cilat do të organizohet dhe përfaqësohet. Nëse ideja është që komuniteti bullgar të etablohet më mirë, po punojmë për amendamentet kushtetuese, me qëllim që komuniteti bullgar të futet në preambulë. Nëse ideja është integrimi i komunitetit bullgar në sistem, për të parandaluar politikat e mundshme diskriminuese ndaj komunitetit bullgar, le të shohim se cilat janë mënyrat më të mira për ta bërë këtë. Nuk mendoj se kjo do të arrihej duke e zemëruar publikun. Unë vetë vij nga një komunitet që dikur ishte i nënshtruar. Megjithatë, nga përvoja ime, mund të them se mënyra që është zgjedhur, nga ata njerëz, nga komuniteti bullgar, është rruga e gabuar. Këtë e them në mënyrën më qëllimmirë”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori