LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Nuk më kujtohet kush e ka hedhur gazin lotsjellës në Kuvend

Osmani: Nuk më kujtohet kush e ka hedhur gazin lotsjellës në Kuvend

Në seancën gjyqësore e cila po mbahet ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, ka dëshmuar deputeti i LDK-së Naser Osmani.

Osmani ka deklaruar se nuk i kujtohet se kush e ka hedhur gazin lotsjellës në seancat e Kuvendit.


“Individualisht s’e di se kush e ka hedhur nuk më kujtohet por gazi lotsjellës është hedhur nga opozita”, tha ai./KP/Telegrafi/