LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në BE

Osmani: Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në BE

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, gjatë ditës së sotme realizoi takim me Drejtoreshën për Evropë kontinentale në Ministrinë e Jashtme franceze, Florens Mangin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fillim të takimit, Osmani theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të afërt të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Francës, lidhur me zbatimin e reformave të duhura që lidhen me procesin eurointegrues të vendit, të cilin edhe më tej vazhdojnë përmes ambasadorit Thimonier.


Ai theksoi se Franca është anëtare e rëndësishme e Unionit, si dhe e rëndësisë së veçantë për integrimin e suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në këtë drejtim mbështetja që presidenti i ri Francez, Emanuel Makron, jep për zgjerimin e Bashkimit Evropian, frymëzon nxitje të fortë për procesin reformues në Maqedoni, gjithashtu frymëzon edhe optimizëm në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Humbëm shumë kohë para dyerve të Bashkimit Evropian, e cila ndikoi keq në gjendjen e Maqedonisë. Dua ta shfrytëzoj këtë rast, këtë moment të ri i cili frymëzon optimizëm në vend si dhe te vendet anëtare të Unionit dhe të japim rezultate. Ne do ta kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet, do ta përforcojmë sundimin e ligjit dhe serish do t’i bindim partnerët tanë ndërkombëtar për qëllimin tonë të vërtetë e cila na çon drejt rrugës së BE-së”, theksoi Osmani gjatë takimit, njofton AIM.

Në fund të takimit dy bashkëbiseduesit u dakorduan se zgjerimi i Unionit me doemos të vazhdojë dhe se Maqedonia nuk ka alternativë përveç se integrimit euro-atlantik, ndërkaq Osmani kërkoi mbështetje për sigurimin e hapave të sigurte nga ana e vendeve anëtare të unionit, që do të paraqesin nxitje të rëndësishme për ta ruajtur si dhe përforcuar fokusin drejt procesit euro-integrues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori