LAJMI I FUNDIT:

Osmani i kërkon Dakës të dorëhiqet nga KQZ-ja?

Osmani i kërkon Dakës të dorëhiqet nga KQZ-ja?

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar sot nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka që të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion.

Siç mëson Telegrafi nga burimet e saj, Osmani thuhet ti ketë thënë Dakës që të dorëhiqet në këmbim të një mirënjohje nga Presidenca.


Sipas po të njëjtave burime, thuhet se Valdete Daka ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Daka citohet t’i ketë thënë Osmanit se nuk pranon një gjë të tillë dhe se detyrën e saj e ka kryer sipas Kushtetutës.

Telegrafi ka provuar të marrë një konfirmim edhe nga zyra e Presidentes, por edhe nga vetë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka mirëpo deri më tash nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj është 7-vjeçar. Ky është mandati i dytë i Dakës në krye të KQZ-së. /Telegrafi/