LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Kemi bërë fare pak për personat me aftësi të kufizuara, kemi dështuar si shoqëri përballë këtij komuniteti

Osmani: Kemi bërë fare pak për personat me aftësi të kufizuara, kemi dështuar si shoqëri përballë këtij komuniteti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën për personat me aftësi të kufizuara ka thënë se shteti i Kosovës ka bërë fare pak që këtyre personave tu sigurojë një jetë të dinjitetshme.

Osmani ka thënë se sfidat me të cilat ballafaqohen këta persona, janë reflektim i dëshmimit tonë si shoqëri për t’iu ofruar atyre të drejta të barabarta.


“Kjo është një ditë për të reflektuar në atë se sa punë kemi bërë ne si Kuvend dhe sa i ka zbatuar ekzekutivi ato që i kemi votuar ne. Kemi bërë fare pak për tu garantuar një jetë të dinjitetshme këtij komuniteti në vendin tonë”, tha Osmani.

Osmani tutje shtoi se edhe problemet e lindura gjatë pandemisë po i prekin edhe personat me nevoja të veçanta, transmeton Telegrafi.

Kryeparlamentarja e quajti fatkeqësi që ende nuk kemi të dhëna të sakta se sa persona me aftësi të kufizuara jetojnë në Kosovë.

“Kosova ende nuk e ka marrë mundin që të identifikoj numrin e këtyre personave. Pa statistika nuk mund të ketë politika të mirëfillta. Është e pafalshme që përafërsisht vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara vijojnë mësimin në shkollat publike e diku 90% kanë mbetur jashtë shkollave”, tha Osmani.

Ajo shtoi se atyre po ua mohojmë të drejtën për arsim, punësim e jetë të dinjitetshme.

“Ne dhe vetëm ne po ua mohojmë atyre mundësinë për punësim, arsim. Është e pafalshme që ata edhe pse vijojnë mësim në shkolla vazhdojnë të jenë të kufizuar në hapësira për shkak të mungesës së ndonjë lifti apo pjerrtësinë që ata të mund të lëvizin brenda hapësirave shkollore”, tha Osmani.

Osmani shtoi se kemi lënë shumë për të dëshiruar si vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori