LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Jemi kundër thirrjeve për kthim të ushtrisë serbe në Kosovë

Osmani: Jemi kundër thirrjeve për kthim të ushtrisë serbe në Kosovë

Maqedonia e Veriut është kundër kthimit të mundshëm të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në një intervistë për KosovaPress, deklaron se ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e dhjetorit që u shoqëruan me barrikada.

Ai tha se mbështesin dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje me njohje reciproke.


Maqedonia e Veriut merr këtë vit kryesimin e Kartës së Adriatikut, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet vetëm shtet vëzhgues në këtë mekanizëm, për çka Osmani deklaron se sivjet vendi ynë duhet të anëtarësohet në këtë kartë.

“Kosovën e ka penguar deri më tani anëtarësimi mos pasja e konsensusit, dhe unë kam bërë thirrje edhe gjatë konferencës në Podgoricë kur kemi marrë kryesimin që këtë vit duhet patjetër Kosova të anëtarësohet në këtë kartë, dhe ideja jonë është në 20-vjetorin e themelimit të ofrojmë një koncept të ri strategjik, çka tani me ambiciet euroatlantike të rajonit, për shkak se nëse katër prej pesë vendeve tashmë janë anëtarësuar, do te thotë qëllimi paraprak i idesë për A5 është realizuar.

Tani duhet të krijojmë konceptim e ri strategjik, çka bëjmë me Kosovën në NATO, çfarë bëjmë me Bosnje Hercegovinën në NATO, dhe cili do të jetë raporti i NATO-s me Serbinë, dhe ne e kemi ndërmend gjatë kryesimit tonë të dalim me një koncept të qartë strategjik se cilët duhet të jenë prioritetet dhe në çfarë dinamike do të duhet kjo platformë të bëjë punën e vet natyrisht duke vendosë akcent në anëtarësimin e Kosovës në NATO”, thotë Osmani.

Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut thotë se i kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet në veri të vendit ku serbët vendosën barrikada dhe krijuan tensione në atë pjesë të shtetit.

Ai është shprehur kundër thirrjes së Serbisë për të kthyer trupa ushtarake e policore në Kosovë.

“I ndjekim me shqetësim për shkak se shumë e zbehtë është vija ndërmjet retorikës inflamatore ose retorikës nacionaliste deri të eskalimi në terën, prandaj kemi qenë kundër këtyre thirrjeve për kthim të ushtrisë në Kosovë, qofshin edhe ato për konsum të brendshëm për shkak se ju mund të keni ndonjë ide tjetër prapa asaj retorike por njerëzit mund t’i marrin ndryshe dhe pastaj bëhet vonë.

Prandaj, është me rëndësi të ulim këtë retorikë të panevojshëm, kujtoj që intensifikimi i ndërmjetësimit nëpërmjet ideve konkrete është mundësi e mirë të cilën duhet ta shfrytëzojnë të dyja palët, flas për ndërmjetësimin evropian nëpërmjet propozimit franko-gjerman për shkak se statusquo-ja nuk i konvenon asnjërës palë, as Kosovës as Serbisë nga statusquo-ja përfitojnë vetëm vendet e treta të cilat duan të mbajnë konflikte të hapura këtu dhe në atë mënyrë të kenë influencën e tyre”, thotë Osmani.

Osmani thotë se e përkrahin Kosovën në veprimet për të zbatuar ligjin në tërë territorin e saj.

Ai shton se Maqedonia e Veriut mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe, sipas tij, duhet të ketë sa më parë një zgjidhje gjithëpërfshirëse që bazohet në njohje reciproke.

“Shteti i së drejtës duhet të implementohet dhe respektohet dhe kjo është pa dilemë, mirëpo kujtoj që në këto situata të cilat janë shumë të ndjeshme, në këto situata në të cilat jo secila palë e di stabilitetin dhe paqen në rajon mendoj që duhet të jemi shumë më të vëmendshëm dhe shumë më të kujdesshëm. Unë kam thënë Maqedonia e Veriut mund të shërbejë si shembull jo vetëm për Kosovën e Serbinë por për shumë vende në rajon, qoftë për të mirë qoftë për të keq, si jemi qasur ne raportit me komunitetin ndërkombëtar, raportit me palët me të cilat kemi qenë në kundërshtim ose kemi pasur ndonjë çështje të hapur dhe unë kujtoj se vetëm vendime të guximshme, bashkëpunim i ngushtë me partnerët tanë para se gjithash Uashingtoni dhe Brukseli, vizioni për të ardhmen mund të jenë garantues edhe për interesat e secilit prej nesh”, shton Osmani./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori