LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Jelshtad: Mbështetja e Norvegjisë është e rëndësishme për progresin e integrimeve evropiane

Osmani-Jelshtad: Mbështetja e Norvegjisë është e rëndësishme për progresin e integrimeve evropiane

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd, Jorn Jelshtad.

Zëvendëskryeministri Osmani në fillim të takimit uroi ambasadorin Jelshtad për mandatin si ambasador dhe i dëshiroi realizim të suksesshëm në qëllimet e vendosura, duke theksuar se Mbretëria e Norvegjisë gjithmonë është vend mik dhe mbështetës i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në realizimin e prioriteteve tona dhe qëllimeve strategjike reformuese lidhur me integrimin e vendit në BE.


“Mbretëria e Norvegjisë njohu momentin kryesor kur vendit tonë i duhej mbështetje e fuqishme në procesin euro-integrues dhe për këtë arsye vendosi ta rrisë mbështetjen për vendin tonë”, theksoi Osmani duke nënvizuar se përmes mjeteve të pakthyeshme nga rreth 3 deri 5 milion euro në nivel vjetor, të cilat Mbretëria e Norvegjisë i ndan për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori Jelshtad theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut tregoi përgatitje të shkëlqyer dhe pjekuri politike në hapat e marra dhe reformat e deritanishme të realizuara në drejtim të aderimit drejt BE-së dhe NATO-s, dhe se pret që në afat të shkurtër protokolli i NATO-s të ratifikohet nga ana e Spanjës me çka do të rrumbullakohet gjithë procesi për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Mes tjerash Osmani potencoi se përveç anëtarësimit të plotë në NATO gjithashtu e rëndësisë në veçantë për vendin tonë është edhe hapja e procesit të negociatave me BE-në.

Dy bashkëbiseduesit konstatuan se të dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyer bilateral në fusha të ndryshme dhe me një temp të fuqishme do të vazhdojnë edhe më tej t’i thellojnë marrëdhëniet e mira përmes projekteve të interesit të përbashkët në sfera të ndryshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori