LAJMI I FUNDIT:

Osmani e Hovenier flasin për ndërmarrjen e hapave konkretë sipas marrëveshjes së Bratislavës

Osmani e Hovenier flasin për ndërmarrjen e hapave konkretë sipas marrëveshjes së Bratislavës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së Jeff Hovenier.

Siç shkruan Presidenca në Facebook, Osmani me Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet në vend, përfshirë vijueshmërinë e hapave konkretë me atë siç është dakorduar në Bratislavë.


“Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-së për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe emsiari i BE-së, Mirosllav Lajçak ishin dakorduar në Bratsillavë për katër pika:

Sipas të cilave, Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Policia e Kosovёs bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Kurti: Peticioni mënyra e duhur për zgjedhjet në veri, BE t’i largojë masat sa më parë
Lexo po ashtu Kurti: Peticioni mënyra e duhur për zgjedhjet në veri, BE t’i largojë masat sa më parë

Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

BE-ja do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Ndërkaq, Kurti së fundi i bëri thirrje BE-së që t’i heqë masat, siç i quajti ai, e padrejta ndëshkuese ndaj Kosovës, si dhe e përsëriti se Qeveria është e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit.

Stano: Nëse Serbia nuk kontribuon në shtensionimin e situatës në veri, do të ndërmirren masa edhe ndaj saj
Lexo po ashtu Stano: Nëse Serbia nuk kontribuon në shtensionimin e situatës në veri, do të ndërmirren masa edhe ndaj saj

Kurti theksoi se masat janë pjesë e “asimetrisë në raporte” dhe se “sa më parë që të përfundojnë aq më mirë”.

“Ne po bëjmë krejt çfarë mundemi dhe dimë, por do të duhej që edhe partnerët dhe aleatët tanë evropianë sa më parë ta përmirësojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, pasi një Republikë demokratike dhe progresiste siç është Kosova meriton të ndihmohet me krejt çka munden ata dhe jo të ketë masa ndëshkuese”, theksoi ai.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut – janë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri, që është përkeqësuar dy muaj më parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori