LAJMI I FUNDIT:

Osmani e Braathau diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së

Osmani e Braathau diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani pas takimit me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, para medieve tregoi për diskutimin që e kishte pasur me të, duke e falënderuar Braathau për bashkëpunimin deri më tani.

Osmani tha se tani pasi Shqipëria drejton OSBE-në, do të kërkojnë rrugët me të mira që bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe Asamblesë parlamentare të OSBE-së të jetë me efikas.


“Diskutuam për mbështetjen që OSBE-ja ia ka dhënë Republikës së Kosovës gjatë këtyre viteve, qoftë nëpërmjet ekspertizës që lidhet me hartimin dhe amendamentimin e legjislacionit, po ashtu edhe me mbështetjen e grupit të grave deputete dhe grupit të deputetëve të rinj. Dy grupe këto që janë tejet të rëndësishme për të avancuar për të drejtat dhe barazinë gjinore dhe në të njëjtën kohë mënyrën sesi trajtohet rinia në Kosovë.  E falënderova natyrisht për gjithë këtë kontribut, por diskutuam për mënyrën se si mund të thellohet ky bashkëpunim edhe më tej dhe si mund të avancohen relacionet ndërmjet institucioneve tona dhe OSBE-së. Tani që Shqipëria e udhëheq OSBE-në, gjatë muajve në vijim ne në bashkëpunim me institucionet e Shqipërisë, dhe ambasadorin Braathau se si mund të diskutohet më shumë për Kosovën dhe më mirë, përbrenda OSBE-së dhe të analizojmë si Kuvendi i Kosovës që të krijojmë relacione më efikase me asamblenë parlamentare të OSBE-së. Ka mënyra të shumta që mund ta avancojmë këtë bashkëpunim, dhe ambasadori Braathau e kupton më së miri se sa janë të rëndësishme këto, prandaj ja shpreha gatishmërinë e Kuvendit që të vazhdojmë këtë”, tha Osmani para medieve.

Edhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovës, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Parlamentin e Kosovës.

Ai tha se Misioni i OSBE-së në Kosovë është kulturë për të punuar për Republikën e Kosovës.

Braathau uroi Osmanin për emërimin në postin e kryetares së Kuvendit dhe tha se shpreson se do të kenë sukses në bashkëpunim të mëtutjeshëm.

“Unë erdha këtu sot për të uruar kryetaren e Kuvendit të Kosovës për emërimin e saj dhe t’i uroj çdo sukses në mandatin e saj dhe gjithashtu ta siguroj atë, pasi ajo e di shumë mirë që misioni i OSBE-së në Kosovë është këtu për të mbështetur dhe do të bëjmë gjithçka  që është në fuqinë tonë dhe në mandatin tonë për të mbështetur jo vetëm kryetaren e Kuvendit, por të gjithë deputetët që punojnë në Kuvendin e Kosovës. Misioni i OSBE-së në Kosovë është këtu për të punuar për Kosovën. Ne jemi këtu për të punuar me deputetët tuaj, me institucionet tuaja, në mënyrë që të promovojmë qeverisje të mirë, demokraci, të drejtat e njeriut dhe sigurinë publike”, tha ai”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori