Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme ka miratuar një rezolutë të propozuar nga dy partitë e koalicionit, lidhur me dialogun me Serbinë, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është institucioni që ka mandatin që të udhëheqë bisedimet politike me Serbinë.
Rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, u votua në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit të thirrur për buxhetin, pa praninë e opozitës.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë sot, përmes një postimi në Twitter, se me rezolutën e miratuar “Askush nuk mund të negociojë integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.
“Kushtetuta jonë ishte e qartë – por edhe tani – ky është vullneti politik i Parlamentit të Kosovës i shprehur në një votim mbrëmë. Dialogu me Republikën e Serbisë do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës. Askush nuk mund të negociojë integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani, e cila ia postimit ia ka bashkangjitur tekstin e rezolutës së miratuar, transmeton Telegrafi.
Our Constitution was already clear -and now – so is the political will of the #Kosovo Parliament from a vote last night. The dialog with SRB shall be led by the Gov’t of Kosovo. No one shall be able to negotiate RKS territorial integrity, sovereignty and its constitutional order pic.twitter.com/DfXt6se4Mi
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) March 15, 2020
Në tekstin e rezolutës të miratuar, thuhet se “Sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. Askush nuk ka të drejtë të bisedojë, dialogojë apo negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës”.
“Në përputhje me aktgjykimin e Gjyktës Kushtetuese, është Qeveria e Kosovës që ka mandatin të udhëheqë bisedime dose dialogun me Serbinë dhe të bëjë përgatitjet përgatitje për negociata, e të negociojë lidhur me marrëveshjen e mundshme përfundimtare e cila do të përfundojë me njohje reciproke me Republikën e Serbisë”, thuhet në rezolutën e Kuvendit.
Kjo rezolutë, fillimisht ishte prezantuar para deputetëve në një seancë tjetër të jashtëzakonshme, të mbajtur më 11 mars, por në atë mbledhje nuk ishte hedhur fare në votim për shkak të kundërshtimeve të shprehura nga opozita. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare