LAJMI I FUNDIT:

Osmani e Kurti homazhe te varri i Rugovës: Sot kujtojmë ata që nuk janë në mesin tonë, falë të cilëve kemi lirinë

Osmani e Kurti homazhe te varri i Rugovës: Sot kujtojmë ata që nuk janë në mesin tonë, falë të cilëve kemi lirinë

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe lideri Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, sot kanë bërë homazhe te varri i Presidentit, Ibrahim Rugova.

Pas homazheve në një prononcim për media Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.


Ajo tha se me homazhet te varri i i Presidentit Rugova nderuan arkitektin e Pavarësisë së Kosovës.

“Më lejoni t’i uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të madhe. Ne sot filluam ceremoninë me ngritjen e flamurit shtetëror nga ushtria jonë, FSK-ja dhe tani po vazhdojmë me homazhe te njerëzit që kanë dhënë gjithçka që ne sot ta gëzojmë lirinë e Pavarësinë. E nderuam arkitektin e pavarësisë së Kosovës, njeriun që sublimoi dhe unifikoi kërkesat e qytetarëve për liri dhe Pavarësi dhe sovranitet, për njeriun që i hapi dyert e botës në mënyrë që zëri ynë të kumbojë dhe dëgjohet kudo”, tha Osmani.

Edhe lideri i LVV-së, Kurti, duke uruar qytetarët e Kosovës për 13 vjetorin e pavarësisë tha se shpreson që përvjetori i 14-të të gjejë Kosovën më të zhvilluar dhe më demokratike.

“Urime, gëzuar përvjetori i 13-të i Pavarësisë së Kosovës, me shpresim dhe besim se viti i 14-të i shtetit tonë të pavarur do të jetë me drejtësi me demokratizim si dhe zhvillim. Andaj, sot kujtojmë personalitet politike – kombëtare historike të cilët kontribuuan në faza e mënyra të ndryshme, andaj vendosëm lule të freskëta të Presidenti i parë Ibrahim Rugova, i cili ishte Presidenti i parë në Kosovë, për të vazhduar me aktivitete tjera”, u shpreh Kurti.

Ai po ashtu kujtoi dëshmorët dhe martirët që kontribuuan për këtë të rëndësishme.

“Falënderojmë gjithë qytetarët e Kosovës që kanë kontribuar për këtë ditë të rëndësishme, dhe kujtojmë të gjithë dëshmorët e martirët, ata të cilët nuk janë më në mesin tonë e falë të cilëve e kemi lirinë por edhe të cilëve u mungon drejtësia për krimet të cilat janë kryer ndaj nesh”, ka thënë ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori