LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Dendias: Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, shembull i fqinjësisë së mirë

Osmani-Dendias: Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, shembull i fqinjësisë së mirë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Athinë, ka realizuar takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias, njoftojnë nga MPJ.

Në fokusin e diskutimeve, thuhet në deklaratën e MPJ-së, ishte edhe Marrëveshja e Prespës dhe ndikimi i saj pozitiv në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.


“Me të vërtetë jam i kënaqur që marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë shembull i vërtetë i fqinjësisë së mirë dhe shembull se si të ndërtohet një miqësi e qëndrueshme dhe afatgjate e bazuar në besimin dhe respektin reciprok. Kemi një marrëveshje për një partneritet strategjik, zbatimi konsekuent i së cilës është bazë për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe forcimin marrëdhënieve tona të ngushta”, tha Osmani, duke shtuar se rritja e tregtisë mes dy vendeve për 100% është treguesi më i mirë i kapitullit të ri të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat mundësojnë nënshkrimin e kontratës.

Nga atje shtojnë se Osmani falënderoi Greqinë për mbështetjen e saj në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, e cila këtë vit filloi negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori