LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Bushati: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë vend në strategjinë e KE-së për zgjerim

Osmani-Bushati: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë vend në strategjinë e KE-së për zgjerim

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Republikën e Shqipërisë realizoi takim me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në takim u diskutuan zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, si dhe sfidat me të cilat dy vendet ballafaqohen gjatë afrimit drejt Bashkimit Evropian.


“Duam qartë të nënvizojmë se nuk ekziston kredibilitet i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, pa perspektiva të qarta për progres të integrimeve evropiane për Maqedoninë dhe Shqipërinë”- theksoi Osmani.

Ai gjithashtu theksoi se Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë vend të përshtatshëm në Strategjinë e Komisionit Evropian, lajmëruar nga Presidenti Junker, e cila pritet të publikohet në fillim të muajit shkurt.

Bashkëbiseduesit hapën temën e anëtarësimit të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në NATO, për të cilën Osmani kërkoi ndihmë të drejtëpërdrejtë nga Republika e Shqipërisë.

“Maqedonia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera të ndërsjella të cilat presim që të rezultojnë me mbështetje dhe përkushtim nga Shqipëria, për anëtarësimin tonë në NATO” – theksoi Osmani.

Në takim u potencua momentum i ri në të cilën ndodhen vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila nga ana e bashkëbiseduesve u vlerësua si shans historik për popujt e Ballkanit më në fund ti mbyllin çështjet për integrim të ndërsjellë dhe përfshirjen e tyre në rrjedhat bashkëkohore civilizuese Evropiane. “Kemi sfidë të përbashkët, por edhe mundësi të përbashkët të kyçemi në rrjedhat bashkëkohore civilizuese, që paraqesin përmbushje të detyrimit historik të sigurojmë progres për qytetarët e vendeve tona” – theksoi Osmani.

Përreth takimit me Ministrin Bushati, Zëvendëskryeministri Osmani realizoi takim edhe me Kryetarin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ndërkaq në agjendë është paraparë edhe takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të R. së Shqipërisë, Lulzim Basha.

Vizita në Tiranë është pjesë e turneut Ballkanik të cilin Zëvendëskryeministri Osmani e filloi me vizitën e tij në Athinë në fillim të këtij muaji dhe i cili pritet të vazhdojë me vizitë në Beograd, ndërkaq pas saj edhe në Sofje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori