LAJMI I FUNDIT:

Osmani beson se Maqedonia në qershor do të pranojë datë për negociatat për anëtarësim në BE

Osmani beson se Maqedonia në qershor do të pranojë datë për negociatat për anëtarësim në BE

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në emisionin ‘Top Tema’ deklaroi se kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker vjen për vizitë në Maqedoni për të nxitur reformat në vend dhe për të vlerësuar zbatimin e deritanishëm të proceseve reformuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani është i bindur se Maqedonia do të jetë pjesë e dokumentit strategjik të KE-së për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, që javën e ardhshme duhet të publikohet në Bruksel. Parashikimet e Osmanit janë se Maqedonia në Samitin e NATO-s në qershor do të pranojë ftesë për anëtarësim, si dhe datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE./Telegrafi/