Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Spanjës ku do të marrë pjesë në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian.
Osmani ka njoftuar se tashmë ka arritur në qytetin e Granadas ku edhe do të mbahet ky samit.
Në një postim në platformën “X”, Osmani ka shkruar se në takimet që do të zhvillojë atje në margjinat e këtij samiti, do të flas për sfidat e sigurisë në Kosovë pas sulmit terrorist nga Serbia.
“Kemi arritur në Granadë për samitin e Komunitetit Politik Evropian. Në takime me kolegët liderë, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate”, ka shkruar Osmani.
Ndërkaq nga zyra për media kanë njoftuar se Osmani do të marrë pjesë në këtë samit me ftesë të Presidentit të Këshillit të Bashkimi Evropian, Charles Michel dhe Kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez
“Ky samit do të mbledhë krerë shtetesh nga 47 vende të kontinentit evropian si dhe liderët e institucioneve evropiane, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë në mënyrë që Evropa të jetë më e qëndrueshme, e begatë dhe gjeostrategjike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, sipas njoftimit thuhet se Osmani para liderëve evropianë, pritet të përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për paqe, stabilitet dhe siguri në vend dhe rajon.
Në këtë samit është paralajmëruar të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim mes Osmanit dhe Vuçiqit, ndonëse mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ka përpjekje për të ndodhur një takim mes dy presidentëve. /Telegrafi/
We’ve arrived in Granada 🇪🇸 for the European Political Community summit.
In mtngs with fellow leaders, I’ll discuss security challenges in 🇽🇰 after Serbia’s act of aggression & reiterate our commitment to deepening cooperation w/ allies for long-term peace, stability & security.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 4, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
A kanë darkuar së bashku Shkëlzen Berisha dhe Erion Veliaj, reagon kryebashkiaku i Tiranës
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'