LAJMI I FUNDIT:

Osmani, ambasadores kroate: Po bëjmë të pamundurën që të sigurojmë vaksinat antiCOVID-19

Osmani, ambasadores kroate: Po bëjmë të pamundurën që të sigurojmë vaksinat antiCOVID-19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadoren kroate në Kosovë, Danijela Barishiq, e cila e ka uruar për detyrën, duke i dëshiruar sukses në angazhimin e mëtejmë.

“Ambasadorja Barishiq ka shfaqur gatishmërinë e shtetit kroat për thellimin e bashkëpunimit të të dy shteteve, duke potencuar se ai është i hershëm dhe daton që nga vitet e 90-ta.


Presidentja Osmani, ndërkaq ka falënderuar ambasadoren Barishiq për mbështetjen e Kroacisë ndaj Kosovës në periudha të ndryshme dhe poashtu ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi ndërshtetëror të shtrihet në sfera të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur situatën me pandeminë, duke potencuar faktin se institucionet e Kosovës po e bëjnë ta pamundshmen që në një kohë sa më të afërt ta sigurojnë sasinë e nevojshme të vaksinave për të gjithë qytetarët.

Ajo ka theksuar se kjo kohë kërkon solidaritet global, ndaj ka shfaqur shpresën edhe në ndihmën e shteteve mike për sigurimin e vaksinave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori