LAJMI I FUNDIT:

OSHP-ja, fut në listë të zezë kompaninë mashtruese farmaceutike

OSHP-ja, fut në listë të zezë kompaninë mashtruese farmaceutike

Gjykata e Tenderëve ka fut në listë të zezë kompaninë farmaceutike “Tri Med”.

Sipas vendimit të Organi Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), kompania në fjalë në një proces tenderues të Ministrinë e Shëndetësisë, ka prezantuar dokument të falsifikuar.

Bëhet fjalë për materiale medicinal nga lista esenciale.

Ky rast sipas këtij njoftimi është duke u hetuar nga policia e Kosovës.

Ndërsa, kompania “Trio Med”, për gjashtë muaj të ardhshëm e ka të ndaluar të pjesë ne procese tenderuese shtetërore.

Në arsyetimin e OSHP-së, thuhet se autoriteti kontraktues Ministra e Shëndetësisë me datën 12 qershor të këtij viti ka parashtruar kërkesë për shqiptim të masës konform nenit 99.2 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), ndaj operatorit ekonomik, “Trio Med”, me arsyetimin se me rastin e aplikimit në aktivitetin e prokurimit “Furnizim me barna dhe materiale medicinal nga lista esenciale” , i njëjti ka prezantuar dokumente të falsifikuara në ofertën e tij konkretisht lidhur me certifikatën me numër Q2N140781232003.

Po ashtu në arsyetim të vendimit, OSHP-ja, ka paraqitur deklaratat e përfaqësuesit të kompanisë, Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo e fundit ka deklaruar gjatë seancës dëgjimore se kërkesa për marrje të masave konform nenit 99.2 të LPP-së, ndaj kompanisë në fjalë bazohet në konfirmimin e certifikuesit TUV-Gjermani, të cilët pas kërkesës tonë për verifikim të certifikatë së “Trio Farm”, kanë deklaruar se duke u bazuar në data bazën certifikata e lartcekur e prodhuesit “anHui Hongyuiuzhou medicinal”, është zëvendësuar me certifikatën Q2N150581232995 dhe njëherit përfaqësuesit e ministrisë së shëndetësisë lanë bërë të ditur gjatë seancës dëgjimore sipër këtë certifikatë organet e hetuesisë kanë filluar hetimet ku me datën 9 qershor policia e Kosovës ka kërkuar që të filloj hetimet lidhur me këtë certifikatë.

Në fund të këtij vendimi OSHP-ja ka marrë vendimin duke thënë se pasi që lidhur me këtë certifikatë janë duke u zhvilluar hetime nga Policia ashtu siç e ka cekur edhe autoriteti kontraktues në seancë dëgjimore, kjo masë-diskualifikimi, mund të revokohet para periudhës 6 mujore në momentin kur policia pas zhvillimeve të hetimeve vërteton se nuk ka dyshime të falsifikimit apo prezantimit të dokumenteve të rrejshme.

Ja çfarë thuhet në vendimin e OSHP-së.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori