Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) sot fillon me transmetim të drejtpërdrejtë “live stream” të sesioneve, një hap ky në drejtim të një qasjeje më transparente nga ana e këtij institucioni.
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) në Kosovë, organ ky administrativ i cili shqyrton rastet e prokurimit ndaj të cilave parashtrohen ankesa apo ku protestohet lidhur me procesin e ofertimit, është duke punuar me USAID në rritjen e transparencës së përgjithshme të procesit të shqyrtimit të prokurimit.
Kohët e fundit, USAID-i ndihmoi OSHP-në të zhvillojë një plan përmirësimi duke u fokusuar në avancimet e nevojshme të transparencës, mjedisit ligjor dhe rregullator, si dhe kapaciteteve organizative. Si hap i parë në zbatimin e këtij plani, OSHP-ja po shënon fillimin transmetimit të drejtpërdrejtë “live stream” të seancave të tij. USAID-i ka trajnuar dhe pajisur stafin e OSHP-së për transmetimin e drejtpërdrejtë të sesioneve përmes faqes së internetit të OSHP-së, duke përmirësuar kështu më tej transparencën e këtij institucioni.
USAID-i përmes aktivitetit të tij Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse mbështet institucionet e Qeverisë së Kosovës në nivelin lokal dhe qendror në zbatimin e reformave antikorrupsion si dhe në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së procesit të prokurimit komunal në të gjitha 38 komunat e Kosovës.
Veprimtaria po mbështet gjithashtu edhe organizatat e shoqërisë civile për të krijuar, zbatuar dhe promovuar idetë, mekanizmat dhe zgjidhjet inovative që do të kontribuojnë në rritjen e rolit të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në reduktimin e cenueshmërisë së qeverive komunale ndaj korrupsionit, duke promovuar në këtë mënyrë një sistem të drejtë dhe transparent të prokurimit dhe zbatuar aktivitete të monitorimit që përmirësojnë ofrimin e shërbimeve nga ana e qeverisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë