LAJMI I FUNDIT:

Ose do iki nga mendja, ose do iki me maune në Angli!

Ose do iki nga mendja, ose do iki me maune në Angli!
Ilustrim

Plaka më tha në telefon të flakja plehrat se ajo gruaja që na pastron shtëpinë nuk erdhi sot ngaqë ka shumë trafik dhe urbani i Shkozës ka mbetur i bllokuar. Unë zbrita poshtë te garazhi me qesen e zezë në dorë, i hipa makinës, eca 60 metra nga pallati ynë dhe nga dritarja e makinës flaka plehrat aty afër kazanëve ngjyrë portokalli.

Pastaj morra çunat në telefon të bënim xhiro nga Blloku, por motra ime që sapo kishte dalë nga parukeria më kërkoi t’i nisja një taksi se nuk nxirrte dot makinën e saj. I ishte bllokuar mu para parukerisë te rruga e Elbasanit ngaqë kishte trafik edhe andej.

Plaku ndërkohë na niste në “Whatsapp”-in e familjes foto ku dukeshin të dyja krahët e autostradës të bllokuara nga makinat. Kishte mbaruar drekën me shokët në Durrës që në orën gjashtë, por dy orë qëndronte i bllokuar në trafik.

Në trafik qëndronte e bllokuar edhe plaka ngaqë kishte shkuar me tezen në aeroport të përcillnin kunatën e dajës për në Belgjikë. E donin shumë njëra-tjetrën sa gjithë rrugës kishin qarë të tria, por ngaqë u bllokuan 80 minuta në trafik u ishin tharë edhe lotët madje kishte humbur edhe fluturimin kunata e dajës.

Unë u futa andej nga “Myslym Shyri” se është njëkalimëshe kur më kapi syri nga vitrina e butikut “Marinella Bertolluci” një super bluzë ngjyrë varaku dhe me një kafkë të madhe me xixa. Ndeza bllokazhin, u futa në dyqan të provoja bluzën dhe nuk u vonova më shumë se çerek ore kur ç’të shikoj, radha e gjatë e makinave dhe boritë të çanin trapin në radhë pas makinës time.

I dhashë gaz, por u bllokova përsëri se një grup i madh njerëzish me biçikleta po protestonin te karburanti në të majtë. Në duar mbanin pankarta të çuditshme: “Rrisni çmimin e naftës çdo muaj”, “Më pak makina në rrugë, më të shëndetshme mushkëritë e Tiranës”.

Më iku petlla kur nuk hapnin rrugë këta pabuksa me biçikleta të lodhura, ndërsa telefoni im nuk pushonte. Çunat më merrnin një e nga një dhe më tregonin se në Bllok kishte dalë me makinë edhe ajo biondja e “Përputhen” që kam fiksim unë dhe me xhamat hapur, me muzikë me zë të lartë bënte xhiro. Më duket se i kishte blerë makinë të re ai barkderri, shoku i plakut tim që e gjuante kur ishim në plazh në Bodrum të Turqisë.

Biondja vinte vërdallë me makinë nëpër Bllok e ndjekur nga tri makina të tjera me targa angleze, ndërsa unë vazhdoja i bllokuar mes protestuesve…

Ja pse e urrej Shqipërinë dhe mezi pres të iki. Ose do iki nga mendja, ose do iki me maune në Angli!

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori