LAJMI I FUNDIT:

“Oscars” shënoi rritje të shikueshmërisë me 57 për qind më shumë se viti i kaluar

“Oscars” shënoi rritje të shikueshmërisë me 57 për qind më shumë se viti i kaluar

Vlerësimet televizive për çmimet “Oscars” u rritën disi nga niveli i ulët shikueshmërisë që pati vitin e kaluar, por ngjarja duket se nuk e ka tërheqjen për shikuesit si dikur.

Ceremonia e së dielës arriti rreth 15.36 milionë shikues, sipas numrave paraprakë të kompanisë Nielsen të publikuara të hënën nga ABC. Një vlerësim më i detajuar ndodhi të martën, shkruan DailyMail.

“CODA” fitoi çmimin kryesor ‘Filmi më i mirë’ në ceremoninë e së dielës, por të gjithë fituesit dhe humbësit u lanë në hije nga gafa e aktorit Will Smith, i cili shkaktoi skandal në skenë kur gjuajti me shuplakë aktorin e komedisë Chris Rock për shkak të një shakaje që Rock bëri për gruan e Smithit, Jada Pinkett Smith.


E mbajtur në mes të pandemisë COVID-19, ceremonia e vitit 2021 kishte arritur një nivel befasues të ulët shikueshmërie prej 9.85 milionë shikuesish. Kjo çoi në disa ndryshime që “Oscars” bëri këtë vit, si prezantimi më i shkurtër i tetë çmimeve të dorës së dytë.

Akademia e Filmit nis hetimet për rastin e Smithit, thuhet se "Oscars" menduan përjashtimin e tij menjëherë pas skandalit
Lexo po ashtu Akademia e Filmit nis hetimet për rastin e Smithit, thuhet se "Oscars" menduan përjashtimin e tij menjëherë pas skandalit

Ndërsa kjo dukej qartë se ndihmoi rritjen e shikueshmërisë, prapëseprapë një audiencë prej 15 milionë shikuesish është ende nën shifrën e 23.6 milionë njerëzve që ndoqën “Oscars” në vitin 2020. Deri vitin e kaluar, kjo ishte audienca më e vogël ndonjëherë për një ceremoni “Oscars”.

Nielsen nuk kishte menjëherë numra më specifikë të shikueshmërisë për shfaqjen e së dielës, por kompania kërkimore Samba TV tha se studimi i saj nuk tregoi se incidenti Smith-Rock kishte një ndikim të rëndësishëm në madhësinë e audiencës ndërsa ndodhi ceremonia.

Jada Pinkett-Smith qëndron në heshtje për skandalin e burrit të saj, një javë pasi komentoi rënien e saj të flokëve
Lexo po ashtu Jada Pinkett-Smith qëndron në heshtje për skandalin e burrit të saj, një javë pasi komentoi rënien e saj të flokëve

Shikueshmëria për ngjarjet e drejtpërdrejta televizive, me përjashtim të lojërave të futbollit NFL, ka rënë për disa vite me radhë. Disa vëzhgues të Hollywoodit besojnë se tërheqja relativisht e veçantë e shumë filmave të nderuar nga “Oscars” ka kufizuar gjithashtu audiencën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Sfida e litarëve rikthehet: Banorët të ndarë në tre grupe, qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin

Sfida e litarëve rikthehet: Banorët të ndarë në tre grupe, qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin

Magazina
Kalo në kategori