LAJMI I FUNDIT:

OSBE shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve

OSBE shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të publikojë dy raporte që kanë të bëjnë me legjislacionin dygjuhësh dhe respektimin e të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta për shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve.

Të gjitha aktivitetet organizohen me mbështetje të Zyrës së Komisionerit për Gjuhët.


Raporti i parë paraqet përparimin e shënuar nga institucionet e Kosovës në zbatimin e kornizës ligjore që rregullon të drejtat gjuhësore, ndërsa raporti i dytë analizon zbatimin e kësaj kornize nga njëri prej këtyre institucioneve në veçanti – Policia e Kosovës.

26 shtatori është shpallur Dita Evropiane e Gjuhëve nga Këshilli i Evropës më 2001 dhe kjo ditë shënohet çdo vit.

Ajo festohet në tërë Evropën, me qëllim të promovimit të vlerave të shumëgjuhësisë, shumëllojshmërisë kulturore dhe mësimit të gjuhëve gjatë gjithë jetës.

Si pjesë e mandatit të vet, Misioni i OSBE-së në Kosovë monitoron respektimin e të drejtave të njeriut nga ana e institucioneve, përfshirë të drejtat gjuhësore, dhe mbështet këto institucione përmes mjeteve që janë zhvilluar enkas për të përmirësuar më tej respektimin e këtyre të drejtave.

Në këtë ngjarje do të flasin Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu; Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj; Komisioneri për Gjuhët, Slaviša Mladenović; Drejtori i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, Mentor Borovci si dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori